VIDEO – Ramush Haradinaj tregon pse nuk e pranon ulësen e deputetit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mori vendim që të mos jetë deputet pasi të formohet Kuvendi Kosovës.

Ai në emisionin “Agument Plus” në RTV 21 tha se gjatë kësaj kohe dëshiron t’i kthehet punës në parti (AAK). Por që Haradinaj deklaroi se do ta përkrah Grupin Parlamentar të AAK-së në Kuvend.

“Nuk e shoh të domosdoshme qëndrimin në parlament që të ndihmojë proceset”, tha ndër tjerash Haradinaj përcjell portali rtv21.tv.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit që erdhën si pasojë e dorëheqjes se Haradinajt nga posti i kryeministrit, koalicioni AAK- PSD në bazë të rezultateve preliminare 96 mijë e 883 vota apo 11.47%. /21Media