VIDEO - Qytetari me shati në dorë ia dëshmon Bali Muharremajt cilësinë e punimeve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar një video ku shihet një qytetar duke verifikuar cilësinë e punimeve të rrugës në një fshat në këtë komunë.

Muharremaj në këtë video dëgjohet duke thënë se rruga do të rregullohet përsëri.

Ai thotë se punimet e dobëta nuk kalojnë.

“Cilësia e dobët e punimeve nuk kalon. Edhe qytetari bashkë me mua është verifikues mes tjerash në cilësi të punimeve. Në teren do të jem bashkë me ta”- ka shkruar Muharremaj në Facebook.