Foto: KALLXO.com

VIDEO: Qytetarët serbë që kanë bllokuar rrugën për Jarinjë lëshojnë muzikë me zë të lartë

Qytetarët serbë të veriut të Kosovës, të cilët kanë bllokuar me kamionë e mjete të tjera rrugën që shpie drejt pikës kufitare në Jarinjë, vazhdojnë të protestojnë kundër masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të vendosur nga Qeveria e Kosovës për automjetet me targa të Serbisë.

Protestuesit disa janë mbledhur në tenda të improvizuara, disa po qëndrojnë në automjete, e disa janë mbledhur rreth zjarreve për t’u ngrohur, duke pirë e duke biseduar.

Ndërkohë, dikush ka lëshuar muzikë serbe me zë të lartë, siç e dëshmojnë pamjet e siguruara nga KALLXO.com.

Po ashtu, afër vendit ku është bllokuar rruga vazhdojnë të qëndrojnë tri ambulanca, të cilat janë aty që nga e hëna, kur filloi protesta e qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës.