(VIDEO) Qytetarët ia mësyjnë Badovcit, ndërhyn Policia

Qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë sot Liqenit të Badovcit, për të kaluar këtë ditë vikendi në natyrë.

Megjithatë kjo bie ndesh me vendimin e Qeverisë, që është marrë dje që të mbyllen të gjitha parqet në Kosovë si masë parandaluese për shpërndarjen e virusit COVID-19.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke i larguar të pranishmit nga Liqeni i Badovcit.

KALLXO.com ka siguruar pamje të veturave të shumta të mbledhura në Badovc këtë të shtunë.

Policia e Kosovës poashtu ka mbyllur edhe rrugën që çon tek Gryka e Rugovës.

Coronavirus: Mbyllen të gjitha parqet në mbarë Kosovën