VIDEO - Puseta e hapur në mes të rrugës në Fushë Kosovë po rrezikon kalimtarët e shoferët

Një pusetë pa kapak, që gjendet në mes të rrugës në Fushë Kosovë po i rrezikon qytetarët që e frekuentojnë atë, e sidomos ata me automjete.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje të kësaj pusete, e cila gjendet në rrugën “Dardania”, në komunën e Fushë Kosovës.

Në pamje shihet se si veturat po hasin në vështirësi për të lëvizur duke anashkaluar pusetën e hapur.

.