VIDEO - Punëtori i PTK-së: Tentova ta lëndoj veten, qe 10 vjet tu lypë drejtësi

 

Në emisionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan rrëfimet e disa punëtorëve të disa ndërmarrjeve në Kosovë të cilët kanë paditur këto ndërmarrje pasi që ishin larguar nga vendi i punës pa arsyetim të mirëfilltë.

Proceset e gjata gjyqësore kanë bërë që shumë qytetar të humbasin besimin në sistemin e drejtësisë ndërsa, Afrim Dobruna thotë se rasti i tij është neglizhuar pasi që ka 10 vite që pret një vendim të prerë nga Gjykata e Apelit.

Dobruna tash e 10 vite po ‘lufton’ me dejtësinë për një largim nga puna që ishte bërë nga ana e PTK-së.

Ai ishte larguar për shkak të një dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa shpjegon se pas largimit ishte shpallur i pafajshëm e tani po pret që të merret një vendim pas gjithë këtyre viteve process gjyqësor ndaj tij.

“Vendimin ma kanë ndërprerë më 16 mars të vitit 2009, ndërsa për të njëjtën vepër që ata më kanë larguar nga puna unë jam liruar nga ajo akuzë më 31 dhjetor 2009. Kjo është kontraditore. Këta ma kanë shpall largimin e punës në 2009 e unë për atë vepër jam shpallë I pafajshëm 9 muaj e gjysmë më vonë. Pasi jam liruar nga akuza jam drejtuar në Prishtinë në Postë dhe kam kërkuar me u kthy prapë në punë e këta më kanë thënë se unë me këtë vendim nuk mundemi me të kthy në punë. Unë ju kam thanë që ju për këtë vepër më keni larguar nga puna e drejtësia po e thotë të kundërtën unë jam liruar nga akuza”, thotë Dobruna.

Tutje Dobruna tregon edhe se kishte menduar ta lëndoj veten, pasi që i njëjti nuk po arrinte të merrte drejtësinë që po kërkonte.

“Nëse nuk zgjidhet ky rast ma, nuk di cka me besu në këtë vend. Shpresa e vetme është drejtësia. Nëse këtu nuk ka drejtësi në gjykata çka me prit ma. Sot jam nesër nuk jam, më kanë detyruar shumë herë që të vij në aktin më të ulët vetëvrasjes por hatri i familjes fëmijëve kam jetu. Nuk po di ku me ja lidh kryt, ku bazohet gjyqtari pse nuk merr vendim. Ai duhet me ditë gjyqtari që duhet me marrë një vendim sepse nuk e kemi lluksin e tyre pagën si të tyre”, thotë dobruna.

“Unë kurrgjë nuk po du, veç drejtësinë, le të nxjerrin një vendim, të paktën një vendim. Nuk po du me ma mbajt kërrkush anën por unë po du drejtësi”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës se Apelit, Hasan Shala, arsyetoi zvarritjen duke thënë se ka lëndë të shumta në gjykatën që drejton.

“Meqë kemi pasur ngarkesë jashtëzakonisht të madhe dhe nuk ka ngec vetëm që është ënda e këtij qytetari. Publikisht I kërkoj falje të gjithë qytetarëve që nuk kemi arritur që të kryejmë ankesat e tyre dhe në një afat të arsyeshëm. Shpresoj që kjo lëndë shumë shpejt do të kryhet. Kjo lëndë sigurt do të kryhet shumë shpejt”, thotë Shala.

Edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tregon se në çështjen e Dobrunës ka pasur zvarritje.

“Ka qenë rast që është paraqitur te ne dhe në momentin e parë që e kemi marrë rastin e kemi pa që ka zvarritje procedural. Në vlerësimin tonë kemi ardhur në përfundim se po ka shkelje të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor”, tha Avokati i Popullit.