VIDEO - Punëtorët shëndetësorë protestojnë për mosekzekutim e pagave

Punëtorët e kujdesit primar shëndetësor në Prishtinë kanë protestuar para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në shenjë revolte për mosekzekutim të pagave për muajin gusht.

Sherif Makolli, kryetar i shoqatës sindikale të QKMF-së ka thënë se nuk kanw informacione se përse nuk u janë alokuar mjetet.

Sipas tij, Ministria e Financave e ka hedhur topin tek komuna.

“Sot po protestojmë për shkak të mosekzekutimit të pagave. Nga ministria e financave nuk na kanë dhënë përgjigje pse ka ndodhë kjo. Ata po e hedhin topin tek komuna. Ne nuk jemi pjesë e grevës. Puna në institucione shëndetësore është duke vazhduar. Për hapa tjerë do vendosim në vazhdim” – ka thënë Makolli.

Makolli më tej potencoi se institucionet po luajnë me dinjitetin e punëtorit shëndetësor.

Derisa, Leonora Shala, punonjëse në QKMF tha se po protestojnë vetëm për mos marrje të pagave për muajin gusht.

“Sot po protestojmë vetëm që nuk kanë dal pagat. Ne as në protestat e sindikatave nuk kemi marr pjesë. Është fillimi i muajit dhe të gjithë kanë nevojë për mjete financiare” – tha ajo.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur reagim edhe nga nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj për mos ekzekutim të mjeteve nga Ministria e Financave për komunën.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

 

Nënkryetari i Prishtinës: Nuk mora pagën si zakonisht, Ministria e Financave nuk procesoi mjetet për Komunën