(VIDEO) Psikologia shkollore rekomandon aktivitete psiko-fizike për fëmijët në izolim

Që nga 13 marsi, Qeveria e Kosovës ka filluar marrjen e vendimeve për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19.

Ndër to ishte edhe vendimi për mbylljen e shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore.

Që nga ajo kohë, fëmijët po qëndrojnë në shtëpi dhe po mësojnë në distancë në orarin e përgatitur nga Ministria e Arsimit.

Megjithatë, psikologët kanë argumentuar që të qenurit në izolim mund të ketë ndikim në aspektin psikologjik të fëmijëve.

Për të ndihmuar në këtë fushë, disa psikologe shkollore nga Kamenica kanë nisur një projekt për këshilla ndaj prindërve që mund t’i ndihmojnë fëmijëve.

Hanife Zeqiri, psikologe shkollore ka folur lidhur me disa probleme psikologjike që mund të shfaqen në këtë kohë te fëmijët.

Ajo gjithashtu ka prezantuar disa ushtrime psiko-fizike për fëmijët që mund të kryhen në shtëpi në këtë kohë izolimi.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë me psikologen: