Foto: KALLXO.com

VIDEO: Protestuesit konfrontohen me Policinë në Tiranë

Në Tiranë është duke vazhduar protesta e qytetarëve pas rrënimit në orët e para të ditës së sotme të objektit të Teatrit Kombëtar.

Përreth zonës ku ishte Teatri janë vendosur forca të mëdha dhe të ndryshme të Policisë.

Grupe qytetarësh janë grumbulluar në anë të ndryshme të zonës, duke u përplasuar në raste me forcat e rendit.

Pak më parë, Policia e Shtetit njoftoi për 37 persona të shoqëruar në Polici si dhe për një polic të lënduar nga goditja me mjet të fortë.

Rrënimin e Teatrit e ka dënuar presidenti Ilir Meta dhe zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi.

Këto janë pamjet e siguruara nga KALLXO.com nga Tirana.