Foto: Kallxo.com

VIDEO – Protestuesit gjuajnë me baltë Rektoratin e UP-së

Organizatat Admovere dhe ORCA kanë gjuajtur me baltë objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës gjatë një proteste të mbajtur sot para selisë së Rektoratit.

Ky reagim i tyre erdhi si shenjë pakënaqësie pasi që Këshilli i Etikës së UP-së refuzoi provat që këto dy organizata kishin deponuar për disa profesorë të UP-së për plagjiaturë.