(VIDEO) Protestojnë stafi shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi kolegu i tyre u sulmua mbrëmë në vendin e punës
Në repartin e Ortopedisë në Spitalin Regjional të Mitrovicës, mbrëmë rreth orës 22:30 është sulmuar fizikisht tekniku mjekësorë, Remzi Ujkani.
Ujkani dyshohet se është sulmuar nga një familjar i një pacienti, që po trajtohej në këtë spital.
Si rrjedhojë e kësaj, stafi mjekësor i Spitalit, kanë protestuar, duke dënuar këtë akt dhe ftuar organet kompetente që të zbardhin rastin e kryesi i veprës të marr dënimin e merituar.
Përveç reagimit me shkrim, mantelbardhë kanë duke protestuar para Spitalit për të kundërshtuar sulmin dhe në të njëjtën kohë për të mbështetur kolegun e tij.
Për këtë ngjarje para kolegëve të saj foli Sabrie Hakaj, motra kryesore e Repartit të Kirurgjisë, e cila u shpreh e shqetësuar për këtë sulm.
Ajo thotë se nëse nuk marrin masa për këtë sulm do të vazhdojnë me veprime më radikale konform ligjeve të Kosovës.