VIDEO - Protestojnë fermerët, derdhin qumështin në rrugë

Të indinjuar me mosveprimet e qeverisë për largimin e produkteve me vaj palme, qumështarët e Kosovës kanë mbajtur një protestë ku në shenjë pakënaqësie kanë derdhur produktet e tyre në rrugët e Prishtinës.

Protesta e tyre ka nisur nga parkingu i Pallatit të Rinisë, por pas pak ata janë ndaluar nga Policia dhe nuk janë lejuar të defilojnë me kamionët e tyre. Protestuesit.

Ramadan Mema, udhëheqës i shoqatës së qumështarëve të Kosovës, tha se “kërkojmë që të na lejojnë të shkojmë te Qeveria e Kosovës, ju premtojmë që nuk do të ketë asnjë akses”,

Ndërsa Naser Morina, fermer nga Rahoveci, theksoi se ‘’derisa të ndalen importet nuk po të ndalen protestat”.

Sot kryeministri i vendit, Avudllah Hoti pas një takimi me përpunuesit e qumështit ka bërë të ditur se janë dakorduar që Qeveria e Kosovës në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike t’i ndihmojnë këtij sektori.

Ai shtoi se në këtë drejtim do të subvencionojnë vetëm qumështin dhe produktet e qumështit jo produktet që kanë substance të tjera, siç janë qumështi pluhur ose me vaj palme.

Hoti theksoi se po ashtu do të bëhet kontroll rigoroz sa i përket produkteve me vaj të palmës dhe qumështit pluhur.

“Inspektorët e tregut bashkë më AVUK do të jenë aktiv për t’u siguruar që në maketet tona ndahen fizikisht brenda maketit produktet që kanë përmbajtjet të vajit palme he produktet që kanë bazë qumështi dhe të jenë të shënuar në mënyrë adekuate të dijnë konsumatorët çka blejnë”, tha Hoti.

Qeveria bindet që t’i përfshijë përpunuesit e qumështit në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike