VIDEO - Protestë pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë

Me dhjetëra qytetarë kanë protestuar pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj proteste ka qenë që të kundërshtohet pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe të kërkohet ndërprerjen e menjëhershme të luftës.

Kjo protestë është organizuar nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS).

Sot, është dita e dytë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Britania e Madhe ka deklaruar se është e gatshme që t’i ofrojë Ukrainës mbështetje shtesë ushtarake, përfshirë armë mbrojtëse vdekjeprurëse si dhe garanci për kredi, me qëllim që ta ndihmojë Kievin “në përballimin e agresionit rus”.

Në anën tjetër Qeveria e Kosovës e ka miratuar saksionet e saj kundër Rusisë, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Propozim vendimi me të cilin Qeveria e Kosovës vendosë sanksione janë në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Në bazë të vendimit, sanksionet konsistojnë në:

2.1 Ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuar

2.2 Ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar

2.3 Ndalim për individët dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuar

3.Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato të listuara në anekset e akteve rregullative të Këshillit të Bashkimit Evropian referuar në pikën 1. të këtij vendimi

4.Sanksionet do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, tha se pas agresionit të djeshëm ushtarak nga Rusia që u dënu ashpër nga krerët e institucioneve edhe nga bota demokratike është e rëndësishme që Kosova t’u bashkohet shteteve demokratike.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti i ShBA-së, Joe Biden prezantoi disa sanksione ndaj Rusisë ku pritet të marrin pjesë edhe 27 anëtarët e BE-së dhe G7-së.

Këto janë sanksionet e Kosovës kundër Rusisë