VIDEO- Prokurorja italiane flet për kontrabandimin e të miturve për në Itali

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u transmetua për kontrabandën kriminale të fëmijëve nënë moshën 18 vjeqare të cilët në rrugë ilegale po nxirren për në vendet e BE-së veçanërisht në Itali.

Hulumtimi disa mujor tregon se në Itali jetojnë qindra fëmijë të cilët kishin shkuar atje duke ndjekur rrugët ilegale e duke paguar deri në 4 mijë euro për një gjë të tillë.

Arsyeja pse fëmijët ia kanë mësyrë Italinë është një zbrazëtirë ligjore në shtetin Italian. Një person  nën moshën 18 vjeqare që hyn në shtetin Italian autoritetet nuk mund ta kthejnë në vendin e origjinës.

Në lidhje me këtë ngjarja, Drejtësia në Kosovë ka kontaktuar edhe me prokuroren italiane Franceska Portesan.

Ajo fillimisht tregon se si kontrabandohen fëmijët për në Itali.

“ Në fakt, ne i gjejmë ata. Nganjëherë janë policët të cilët i gjejnë ata, por herëve tjera djemtë apo vajzat kur vijnë nga Kosova, shkojnë te policia me qëllim që të kërkojnë ndihmë. Kjo është mënyra se si ne i gjejmë ata”, tha ajo.

Tutje prokurorja Portesan shton se numri i fëmijvë që shkon në Itali vetëm rritet.

“Po, numri është në rritje, vit pas viti numri po rritet. Por, tani jemi te shifrat 200-300 të rinj për vit. Ka gjithashtu nga Shqipëria të cilët vijnë, kështu që ky është pak a shumë numri”, thotë ajo tutje.

Prokurorja italiane tregon edhe për intervistimin e të miturve që shkojnë në Itali nga Kosova përmes rrugëve ilegale.

“Jo, ne nuk e bëjmë këtë drejtpërdrejt. Qasja e parë e të miturve është me autoritetet. Siç thashë më parë, normalisht ata i gjejnë policët dhe së pari ata flasin me policët. Kështu që ne nuk i pyesim menjëherë pse kanë ardhur dhe si kanë hyrë këtu. Në një moment të dytë, nëse ata kërkojnë të qëndrojnë, ata pyetën për qëllimet dhe përcaktimet e tyre dhe në këtë moment ata mund të shpjegojnë arsyen dhe rrugën nga kanë ardhur. Ata mund të tregojnë historitë e tyre, kështu ne e kuptojmë se pse dhe si ata hyjnë këtu”, tregon prokurorja duke shtuar edhe arsyen se pse një numër kaq i madh i të miturve migrojnë atje.

“Ne mendojmë se ndoshta arsyeja e parë është se ne jemi afër, jemi vende të cilat gjenden afër njëri- tjetrit, pastaj ne jemi të detyruar nga ligji ndërkombëtar që të mos i kthejmë të miturit në kufij. Kështu që, ata ndoshta e dinë që sapo të jenë këtu ata nuk mund të kthehen dhe këtu mund të gjejnë mbështetjen fillestare. Ne kemi disa objekte për pritje ku ata mund të strehohen, por kjo mbështetje është bazike dhe përfundon sapo ata të mbushin 18 vjeç. Vetëm në pak raste, kur ata kanë sjellje të mira, kur i pranojnë rregullat tona, ata mund edhe të qëndrojnë edhe pas moshës 18 vjeç. Por, kjo është e mundur vetëm kur nën disa kushte të caktuara dhe procedurave të veçanta”, shton ajo.

Prokurorja Portesan shpjegon edhe procedurën se çfarë ndodh kur një i mitur mbush të 18-at.

“Është e mundur, siç thashë më parë vetëm nëse ata i ndjekin disa rregulla. Këtu ata gjejnë vetëm mbështetje bazike. Çka nuk është mirë e ditur është se një shumë e madhe e parave e të miturve të cilët vijnë nga e gjithë bota është duke e ngarkuar sistemin për mbështetje, kështu që është e vështirë për ne që t’i mirëpresim ata, pra bëhet më e vështirë për ata që të mirëpriten dhe mbështeten. Nëse ata mund t’i tejkalojnë këto vështirësi, dhe ndoshta ta mësojnë gjuhën dhe të kenë sjellje, ata mund të qëndrojnë pas moshës 18 vjeçare, por nuk është… Hëë… dua të them që të mos shkelen rregullat, të respektohet ligji…”, thotë ajo tutje.

Ajo shton se nëse një i mitur udhëton drejt Italisë përmes rrugëve ilegale dhe nëse mbushin 18 vite e nuk kanë shkelur ndonjë ligj ata mund të qëndrojnë atje.

Prokurorja shton edhe se sa të mitur kanë qëndruar në Itali.

“Çka ndodh është se në të shumtën e herëve, ata hyjnë këtu pak muaj para se t’i mbushin 18 vjeç me qëllim që të jenë në gjendje që ta shndërrojnë lejen e qëndrimit, nga ajo e dhënë në moshën e mitur në atë e cila lejon aktivitete të punës. Sigurisht, çka është e rëndësishme është që ata të mos i shkelin rregullat, dua të them, ata duhet të qëndrojnë dhe ne jemi të detyruar që t’i mbajmë për aq kohë sa ata janë në moshë e mitur. Pastaj, më tutje nuk ekziston ky garancion”, shton ajo.

Portesan tregon edhe nëse është e informuar se kush po i sjell të miturit në Itali.

“Mirë, siç ju thashë edhe më parë ne nuk merremi me hetim të krimit të organizuar, ne vetëm kujdesemi për të miturit. Por ne jemi të sigurte se ekziston një sistem i mirë organizuar, sistem kriminal i cili i planifikon këto udhëtime. Ne e dimë se këto udhëtime janë shumë të shtrenjta. Ato sillen nga 3,000-3,500 € për secilin të mitur. Ne e dimë këtë nga një hetim ndërkombëtar i kërkuar nga një prokuror nga Prishtinës i bërë me 2017. Por, siç ju tregova puna jonë është e fokusuar te të miturit”, shton ajo.

Sipas prokurores italiane fëmija më i vogël që ka parë ajo e i cili ka udhëtuar drejt Italisë përmes rrugëve ilegale ka qenë 17 vjeç.