Foto: Shpend Ahmeti/Facebook

VIDEO - Pritoreve të Shpend Ahmetit u hynë uji

Jo rrallë na ka ndodhur që të strehohemi në pritore të autobusëve urban nëse na ka zënë shiu në rrugë. Kjo pasi pritoret ishin shpesh pikat më të afërta që të mos lageshim nga shiu.

Stacionet e trafikut urban në kryeqytet të vendosura së fundmi nga Komuna e Prishtinës, po duket se nuk janë fare të përshtatshme për qytetarët në kohën kur bije shi.

Siç shihet në një video që ka dërguar një qytetar uji rrjedh edhe brenda hapësirës së pritores.

Një nga arsyetimet e komunës për ndërrimin e pritoreve ka qenë se ato do të bëhen me sistem të integruar GPS.

Pritoret e vjetra janë larguar edhe pse shumë lehtë sistemi GPS ka mund të instalohej në të njëjtat.

Për më shumë mund ta shikoni videon ku shihet se si uji pikon brenda pritores ku qytetarët presin autobusët e trafikut urban.