Ilustrim

(VIDEO) Prishtinë, shtylla elektrike merr flakë

Një zjarr e ka kapluar një shtyllë elektrike në rrugën “Gazmend Zajmi”, në kryeqytet.

KALLXO.com ka siguruar video ku shihet zjarri i shkaktuar.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, e ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 40.

Sipas njoftimit Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it.

Rryma në atë pjesë është ndalur ndërsa të lënduar nuk ka.

Megjithatë, banorë të kësaj ane janë ankuar se organet gjegjëse kanë ardhur me vonesë në vendngjarje.