VIDEO: Prishtinë, një person dyshohet se ka rënë nga ndërtesa ku punonte

Një person dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë ku ishte duke punuar sot pasdite.

KALLXO.com ka marrë raportime se rasti ka ndodhur para disa minutave në lagjen “Kalabria” të kryeqytetit, përkatësisht në rrugën “Sylejman Vuçitërna”.

Sipas raportuesit, personi është dërguar për tretman mjekësor, derisa në vend të ngjarjes tashmë janë parë edhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com në lidhje me këtë rast ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Emshir, Prishtinë