VIDEO: Prishtinë, merr flakë shtylla elektrike, rrezikohen qytetarët

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët si pasojë e djegies së kabllove që gjenden të lidhura në të.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet flaka dhe shkëndijat nga përpjekja e kabllove të rrymës dhe kabllove të tjera.

Qytetari ka thënë se ky incident ka rrezikuar qytetarët që kanë kaluar përreth.

Sipas qytetarit, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në lagjen Taukbahçe të Prishtinës.

Qytetari ka thënë se e kanë thirrur Policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, ata kanë thirrur edhe KEDS-in, ekipet e të cilit deri në këto momente nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com.