(VIDEO) Prishtinë - autobusi ndalet në mes të rrugës për t’i marrë udhëtarët

Një autobus është ndalë në mes të rrugës për të marr udhëtarët, duke u rrezikuar jetën atyre dhe duke penguar rrjedhën e komunikacionit. Sipas një videoje, të dërguar nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, shihet që automjeti i transportit, vepron jashtë çdo rregulli të komunikacionit.

Videoja tregon se ngjarja ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Termokos-it, në Prishtinë.