VIDEO: Presidenti bjellorus i veshur me jelek antiplumb dhe me Kallashnikov në dorë

Presidenti bjellorus Alexandar Lukashenko është shfaqur sonte i veshur me jelek antiplumb dhe një pushkë Kallashnikov në dorë, në rezidencën e tij në Minsk që gjendet jo larg vendit ku po mbahen protesta kundër rizgjedhjes së tij, raporton “Le Figaro”.

Video, e publikuar në “Telegram” nga presidenca bjelloruse, e shfaq Lukashenkon duke zbritur nga një helikopter pas aterrimit në territorin e rezidencës zyrtare “Pallati i Pavarësisë“, 2 kilometra larg vendit ku opozita po proteston kundër rizgjedhjes së presidentit 65-vjeçar.