
VIDEO - Posterët e kandidatëve për kryetar të Podujevës, në afërsi të shkollave
29.11.2020 - 13:57
Posterët e dy kandidatëve të kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga LVV-ja dhe Nexhmi Rudarit nga LDK-ja, janë vendosur në afërsi të shkollave.
Ligji për Zgjedhjet e ndalon vendosjen e posterëve të kandidatëve dhe partive në afërsi të qendrave të votimit.
Ekipet e KALLXO.com kanë parë se posteri i kandidatit Nexhmi Rudari (LDK) është vendosur në hyrje të shkollës “Aleksander Gjovani” dhe shkollës “Fan Noli”, të cilat janë dy qendrat e votimeve më të mëdha në Podujevë.
Ndërsa, posteri i kandidatit Shpejtim Bulliqi (LVV) është parë përballë shkollës ku është qendra e votimit në fshatin Lluzhan të Podujevës.
