VIDEO - Politikanët ua pamundësojnë ankesat shërbyesve civilë

 

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur që ta plotësojë me anëtarë Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.

Miran Zeneli, Drejtor Ekzekutiv i Sekretariatit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës në intervistën dhënë për Drejtësia në Kosovë thotë se ky Këshill është jashtë funksionit për shkak të mungesës së anëtarëve, mandati i të cilëve ka skaduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Këshilli që nga dhjetori i 2018 është jashtë funksionit për shkak së përbërjes së mëhershme i ka kaluar mandati. Për të njëjtat pozita, Kuvendi ka shpallë konkurset, i ka zhvilluar të gjitha procedurat e parapara me ligj dhe sipas njohurive që kam, ka ardhë puna deri të votimi i tyre në Kuvend”, thotë Zeneli për Drejtësia në Kosovë.

Se neglizhenca e deputetëve e ka lënë jashtë funksionit këtë Këshill, e thotë edhe Visar Prebreza, redaktor në BIRN.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil është njëri prej institucioneve që është bërë jofunksional për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës”, thotë Visar Prebreza, redaktor në BIRN.