Foto: KALLXO.com

VIDEO: Policia speciale patrullon në veri edhe gjatë natës

Ndonëse ka rënë terri, njësitë speciale të Policisë së Kosovës vazhdojnë patrullimet në rrugët në veri të vendit.

Ekipi i KALLXO.com ka regjistruar patrullimin e pjesëtarëve të Policisë në rrugën që ship për në pikën kufitare në Jarinjë.

Kjo rrugë është bllokuar me kamionë e automjete të tjera nga qytetarët serbë të Kosovës si përgjigje ndaj masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, të cilat sipas vendimit që ka hyrë në fuqi të hënën duhet të zëvendësohen me targa të përkohshme të Kosovës.

Situata është e qetë dhe qytetarët serbë vazhdojnë të qëndrojnë afër barrikadave të vendosura prej tyre.