VIDEO: Policia shqiptare përdor dronë për të identifikuar personat që shkelin "orën policore"

Policia shqiptare që nga e hëna ka nisur operimin me dronë për të identifikuar personat që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në një njoftimi të Policisë së Shtetit, punonjës të Policisë janë trajnuar për t’i përdorur dronët në zonat urbane.

Dronët kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore.

Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se dronët kanë aftësi t’i transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë te shkelësi.

Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike.