Pamjet kur 'Specialët' detyrojnë shoferin e BMW të largojë xhamat e zi

Patrolla e Policisë së Kosovës u vendos në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë për të kontrolluar automjetet që mund të kenë mjete apo persona të dyshimtë brenda.

Rubrika “Policia” në emisionin “Jeta në Kosovë” këtë javë solli xhirimet e kontrollës së detajuar që zyrtarët policorë i bëjnë veturave të dyshimta.

Dy vetura me xhama të errësuara ndalen nga patrolla dhe kontrollohen në detaje.

Më pas, policia i detyron shoferët që folitë e zeza të xhamave të hiqen pasi në këto raste nuk ka qenë e lejuar të vendosen.