Protesta për punësimet në Trepçë - 13.02.2020

VIDEO - Policia me përforcime në vendin ku po mbahet protesta e Banorëve të Shalës së Bajgorës

Qytetarë të pakënaqur lidhur me konkursin e fundit në Trepçe janë mbledhur që në orët e hershme të mëngjesit dhe kanë bllokuar rrugën Mitrovicë – Stantërg.

Në vendin e ngjarjes Njësitë e Reagimit të Shpejtë të Policisë janë duke qëndruar në afërsi të vendit ku është bllokuar rruga.

 

Përveç rasteve emergjente nuk po lejohet të kaloj askush.

Punëtorët e flotacionit dhe të minierës të cilët me autobus kanë ardhur rreth orës 7 janë kthyer mbrapsht dhe nuk janë lejuar të shkojnë në punë.

Kurse ata të cilët tentuan të kalonin janë quajtur “tradhëtarë”.

Protestës i janë bashkangjitur edhe disa punëtorë të cilët kanë thënë se nuk i kanë marrë ende pagat.

Policia po kërkon me mirëkuptim nga protestuesit që ta lirojnë rrugën Mitrovicë – Stantërg

Arsim Musa – përfaqësuesi i protestuesve ka deklaruar se rruga do të  vazhdojë mtë mbahet e bllokuar deri në përmbushjen e kërkesave.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!