VIDEO - Policia kontrollon lokalet në Ferizaj me njësi speciale

Patrulla të Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle në lokalet e gastronomisë në Ferizaj, në ditën kur kanë hyrë në fuqi masat kufizuese të qeverisë së Kosovës në përpjekje për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Sipas vendimit të qeverisë, lokaleve të gastronomisë u ndalohet të punojnë prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

KALLXO.com sjell video të njësiteve speciale të Policisë në Ferizaj duke kontrolluar nëpër rrugët e qytetit.