VIDEO: Policia kontrollon autobusin e linjës Prishtinë-Ferizaj lidhur me masat anti- COVID-19

Policia e Kosovës sot ka kontrolluar një autobus privat të linjës Prishtinë-Ferizaj lidhur me masat kundër COVID-19.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se Policia po kontrollonte nëse udhëtarët kanë maska mbrojtëse.

Kurse, ata që nuk ishin të pajisur me maskë janë ndalur nga ana e Policisë.

Që nga fillimi i kësaj jave Policia ka filluar me kontrollet lidhur me masat kundër COVID-19 në linjat e trafikut urban në Prishtinë.

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në raportin policor potencohet se janë shqiptuar 509 tiketa për shkak të shkeljes së masave kundër COVID-19.

Kosova aktualisht është duke prirë në rajon me numër të të infektuarve brenda ditës. Vetëm sot janë shënuar 2 mijë e 236 raste të reja.