Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

VIDEO: Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Gjilan

Policia e Gjilanit ka dhënë detaje të reja rreth rastit të vrasjes së një qytetari nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Vrasja ka ndodhur sot në mëngjes në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, tha se ende nuk dihen motivet e rastit që ka tronditur Gjilanin, por dyshohet se vrasja ka ardhur pas një aksidenti komunikacioni.

Sipas zëdhënësit, Policia ka marrë informacion për incident me armë zjarri rreth orës 4:50 dhe ekipet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas dyshimeve se në rast është i implikuar një zyrtar policor, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Shtëpia e policit është bastisur, ndërkohë që atij i janë gjetur 3 revole.

Inspektorati Policor e ka arrestuar dhe suspenduar policin e dyshuar.

Inspektorati Policor jep detaje për vrasjen në Gjilan, suspendohet polici i dyshuar

Për policin, IPK njoftoi se është pjesë e Njësitit të mbrojtjes së afërt.

Zyra e Kryeministrit, ndërkaq, ka thënë se polici i dyshuar asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit: Polici i dyshuar asnjëherë s’ka qenë në ekipin e mbrojtjes së Haradinajt

www.kallxo.com