
(VIDEO) Policia e trafikut merr donacion veturë të re
Policia e Kosovës ka marrë donacion një veturë të re që është parë tek qarkullon sot në komunikacion.
Në fakt kjo veturë tipit “Toyota” i takon Njësitit të Trafikut.
KALLXO.com mëson se kjo veturë është e vetmja e këtij lloji për Policinë e Kosovës, ndërsa këtë muaj pritet të ketë edhe lloje të tjera të veturave që janë donacion për policinë.
Më poshtë u sjellim pamje të veturës së re të policisë të cilën tani e tutje do ta shihni në komunikacion.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës i ka thënë KALLXO.com se kjo veturë është “në kuadër të projektit për automjete patrulluese të Policisë së Kosovës”.
Gjithashtu një donacion prej 10 veturash ishin dhënë për Policinë e Kosovës, saktësisht njësitin kufitar nga ana e Ambasadës së Gjermanisë për 20 vjetorin e policisë.
VIDEO: Njësitë Speciale munden nga kadetët