Ilustrim

Pamje arrestimet në lokalet e masazhit në Prizren

Në rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar pamjet pas kontrollit së bizneseve të masazheve në Prizren.

Në një nga masazhet e këti qyteti, që po punonin gjatë pandemisë, policia gjatë kontrollit ka gjetur edhe një armë të ftohtë të dyshimtë të cilën e ka konfiskuar si dhe ka arrestuar një burrë.

Policia gjatë këtij aksioni, ka vizituar dy lokacione dhe i ka mbyllur bizneset për shkak se nuk janë të lejuar të punojnë pas vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë biznese të ndaluara në këtë fazë të hapjes.

Këto aksione në bizneset e masazheve u bënë pas dyshimit se nuk po respektohen vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë pas pandemisë COVID-19.