Foto: Ilustrim

VIDEO: Polici e shpëton një grua nga vetëmbytja në det

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë.

Sipas Policisë së Shtetit një grua ka tentuar të vetëmbytej në det.

Mirëpo, një pjesëtar i patrullës së përgjithshme të komisariatit të Policisë në Vlorë porsa e ka parë gruan që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit ka ndërhyrë dhe e ka shpëtuar 40-vjeçaren, duke e nxjerrë në breg të detit.

Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, gruaja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët.

Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.