VIDEO: Policët e Njësisë Speciale së bashku me EULEX-in mbajnë ushtrim të përbashkët

Policia e Kosovës së bashku me EULEX-in kanë mbajtur një ushtrim fushor të përbashkët në kampin “Vrella” të quajtur “Veprimi i shpejtë”.

Ky ushtrim është përcjellë nga afër nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, kryesuesi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark si dhe përfaqësues nga KFOR-i, të cilët ishin në cilësi të vëzhguesve.

Në ushtrimin “Veprimi i shpejtë”, policët e Njësive Speciale dhe të rendit publik si dhe njësitet speciale nga EULEX-i demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në bashkërendim dhe komunikim të ndërsjellë, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi.

“Duke realizuar trajnime dhe ushtrime të përbashkëta në nivele të ndryshme, po dëshmohet angazhimi dhe përkushtimi për të qenë profesional në veprimet e përbashkëta, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e rendit publik, ofrimin e sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se Mehmeti dhe kryesuesi i misionit të EULEX–it, Wigemark, kanë vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e njësiteve policore si mjaft profesionale.

Ushtrimi “Veprimi i shpejtë”. Foto: Policia e Kosovës