Ilustrim

VIDEO - 'Phu të q****a tradhtarin...' - dikush dëgjohet duke sharë në Kuvend

Një e sharë është dëgjuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë transmetimit direkt.

“Ta q*** tradhtarin e nanës..”- u dëgjua të thuhet gjatë seancës ku po diskutohet për takimit e Ohrit.

Nuk është konfirmuar ende se kush e ka thënë këtë shprehje ofenduese.

Kjo fjali është dëgjuar pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kohën kur kryeparlamentari e ka ftuar për fjalim kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.