VIDEO - Përplasje mes Memli Krasniqit e Hekuran Muratit për kriptovaluta

Ministri Hekuran Murati dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi janë përplasur në Kuvend të Kosovës, kur gjatë diskutimit për krizën financiare, debati i tyre kaloi edhe te kriptovalutat.

Murati ka thënë se nuk mund të mbështesë humbjet në kriptovaluta dhe që sipas tij nëse dikujt i është keqësuar gjendja financiare për shkak të humbjes së tyre ‘qeveria nuk mund t’i kompensojë”.

“Ajo që nuk mund të them dhe nuk mund të zotohem është që të mbështesim humbjet në kriptovaluta. Nëse dikujt iu është keqësuar gjendja financiare për shkak se ka rënie të kriptovalutave, nuk mund ta kompensojmë atë. Kërkojë ndjesë” – ka deklaruar Murati.

Në replikën e tij ndaj ministrit Murati, kreu i PDK-së u shpreh se ai kriptovalutat i ka deklaruar, por po pretendon se është ministri Murati ai që nuk po i deklaron.

“Për kriptovaluta, unë jam ekspert, jam i pari kam fol për vetëdijesim. Unë jam ai që i kam deklaruar gjithë jetën. Pse s’po i deklaron ti tuat. Krejt shokët e tu tregojnë që ti ke kriptovaluta që sa. As në deklarim të Agjencionit Kundër Korrupsion si ke tregu. Kallxo sa i ki?”- ka thënë Krasniqi.