VIDEO - Përparim Rama ua zgjat dorën asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal u ka folur për duar asamblistëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot po mban mbledhjen e parë pas kompletimit të ekipit të drejtorëve si dhe koalicioneve me partinë qeverisëse.

LVV ka numrin më të madh të anëtarëve të Kuvendin Komunal me 17 nga 51 anëtarë sa ka Kuvendi.

Të pranishëm në seancë kanë qenë edhe 15 drejtorët e emëruar të koalicionit LDK-PDK dhe Lëvizja për Bashkim.

Jashtë koalicionit qeverisës janë grupet e partive LVV, AAK dhe AKR.

Derisa, sot u bë zyrtare edhe kalimi i asamblistes Fiknete Bejta nga AKR në grupin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Prishtinë, asamblistja Fiknete Bejta rikthehet në LDK