Video- Përmbytjet në Obiliq

Për shkak të rritjes së reshjeve të shiut dhe borës shumë komuna të Kosovës janë duke u përballur më përmbytje.

Një ndër to është edhe komuna e Obliqit, në videot dhe fotografitë e dërguara nga qytetarët shihet se rruga ‘Mbretëresha Teutë” dhe një pjesë e fshatit Bardh i Madh janë të përmbytura nga uji.

Pothuajse të gjitha komunat e Kosovës kanë pasur probleme me përmbytje pas reshjeve të shumta të shiut.

KALLXO.com ka raportuar për dëmet në Kamenicë, Fushë Kosovë, Pejë, Suharekë dhe në komuna të tjera.

Video – Situata me vërshimet në Suharekë

Lipjan, përmbyten objekti e zjarrfikësve dhe i kompanisë ‘Pastrimi’ – FOTO