Ilustrim

(VIDEO) Përmbytje masive në Lubjanë, mbi 500 ndërtesa në ujë

Një stuhi e fuqishme që goditi Slloveninë mbrëmë, përmbyti më shumë se 500 ndërtesa vetëm në Lubjanë, shkruajnë mediat atje. Shërbimet në detyrë morën më shumë se 2,700 telefonata nga qytetarët nga ora 20:00 deri në mesnatë.

Rrugët janë të përmbytura si dhe garazhet nëntokësore, makina të shumta u shkatërruan, njerëzit u mbërthyen në makina në ujë shumë të lartë, raportojnë mediat sllovene.

“Asnjëherë nuk ka pasur një reshje kaq të madhe në kryeqytet në historinë 160-vjeçare të matjeve meteorologjike”, citojnë këto media mekanizmat hidrometeorologjik slloven.

Sipas mediave në Slloveni, mbrëmë në orët e vona të pasdites, pjesa verilindore e vendit u godit nga stuhitë lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe u regjistruan më shumë se 50 litra shi për metër katror në një interval kohor të shkurtër. Meteorologët atje, kanë thënë se shi i tillë madh nuk është parë në Slloveni në një histori 160-vjeçare.

Videon mund ta shihni në këtë link.