Ilustrim

VIDEO: Përleshje në Mitrovicë, ndërhyrja e policëve shmang më të keqen

Një përleshje mes dy personave ka mundur të rezultojë me pasoja sikur të mos ndërhynin dy persona, njëri nga ta zyrtar i  Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë.

Sipas një qytetari, pas një mosmarrëveshjeje një person ka nxjerrë thikën për ta therur personin tjetër.

Mirëpo, në ato momente ka ndërhyrë polici, të cilët ishin në rroba civile dhe e kanë shmangur më të keqen, duke e mbërthyer personin që kishte thikën.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com dëgjohet zëri i policit duke i kërkuar me ton të lartë qytetarit ta lëshonte thikën.

Të dyshuarit i largohet thika nga dora, neutralizohet dhe arrestohet.