VIDEO - Përfundon protesta e OVL-UÇK, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës largohet nga Kuvendi

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë larguar nga oborri i Kuvendit të Kosovës pasi protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar.

Veteranët e OVL-UÇK-së kanë protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.

Veteranët e OVL-UÇK kanë hyrë në oborrin e Kuvendit, në një moment polica kanë përdorur sprej ndaj tyre.

Gjatë kësaj proteste dy policë dhe disa protestues janë lënduar nga spreji.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu sipas informacioneve të deritanishme një qytetarë ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasoj e gazit/tymit të hedhur.