(VIDEO) Përfundojnë punimet e mbikalimit të rrugës së aeroportit të Kukësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet e mbikalimit të rrugës së aeroportit të Kukësit.

Rama ka bashkangjitur edhe një video me pamje nga droni.

“Me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar kryeministri shqiptar.