VIDEO: Para errësirës, protestuesit në Jarinjë bëhen bashkë e ndezin zjarre

Dhjetëra qytetarë serbë të Kosovës kanë ardhur orëve te fundit në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë ndërsa për të qëndruar në këtë zonë janë pajisur edhe me ushqime të shumta.

KALLXO.com ka arritur qe të kapë pamje të ushqimit i cili është sjellë nga grupe të ndryshme brenda një veture e me të cilin ushqim pretendojnë të kalojnë natën në këtë pjesë të veriut të Kosovës qytetarët që e kanë bllokuar rrugën.

Përgjatë rrugës së bllokuar KALLXO.com ka arritur që të marrë pamje të grupeve të caktuara të cilët janë vendosur në qoshe të rrugëve, brenda kamionëve e madje kanë ndezur edhe zjarre.

Dy tenda janë ngritur nga ana e qytetarëve të cilët kanë që nga dita e hënë që po qëndrojnë në këtë pjesë dhe po kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zëvendësimin e përkohshëm të tabelave të veturave të cilat hyjnë përmes pikave kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com