Foto: Kallxo.com

VIDEO: Pamjet kur shitësit e diplomave false marrin paratë

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet ekskluzive të arrestimit të personave që dyshohen se merreshin me shitjen e diplomave.

Prokuroria e Prizrenit ka arritur ta kapë në flagrancë një rrjet të dyshuar për falsifikime të diplomave. Pamjet nga kamerat e prokurorisë tregojnë momentet kur jepen paratë ndërsa publikisht personat e dyshuar janë arrestuar.

Prokurori Kryeziu ka urdhëruar policët që t’i arrestojnë personat që po merreshin me shitje të diplomave false.

“Ashtu qysh edhe e kemi planifikuar janë dhanë paratë dhe personat e dyshimtë sa po i kemi arrestuar dy prej tyre dhe dy të tjerë i kemi në kërkim dhe po ashtu ekipet tjera zyrtar policor janë në lokacione tjera duke kryer bastisjet”, tha prokurori Kryeziu.

Pamjet nga dhënia e parave dhe arrestimet e peronave të dyshuar mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: