VIDEO: Pamjet e vrasjes së prishtinasit Selatin Janovës në Novi Pazar 

Në emisionin ‘Kallxo Pernime’ u transmetuan pamjet filmike të xhiruara nga kamerat e sigurisë në Novi Pazar ku i vrarë kishte mbetur biznesmeni nga Prishtina Selatin Janova.

Vrasja e Selatin Janoves në Novi Pazar të Serbisë ka ndodhurmë 1 tetor të vitit të kaluar.

Janova ishte vrarë pas disa keqkuptimeve që kanë ndodhur në mes tij dhe baxhanakut e tij.

Së pari Selatin Janova kishte goditur me armë zjarri baxhanakun Xhemajl Pllojeviqin ne këmbë e pastaj Esat Shaqiroviq që ishte duke e shoqëruar baxhanakun e Janovës nxjerr revolen dhe godet 6 herë në drejtim të këtij të fundit duke e lënë të vdekur ne vend.

Motra e të vrarit Imka Mexhuan ka rrëfyer për momentin kur ka dëgjuar se si vëllai i saj dhe baxhanaku i tij ishin fjalosur dhe pas konfliktit kishte edhe te plagosur por Selatin Janova mbeti i vdekur.

“Selatini ka jetuar në Prishtinë deri para 3 viteve kur edhe ka vendosur të shkojë dhe të jetojë në Novi Pazar. Atje ka jetuar me gruan dhe dy fëmijët është e vërtetë se me gruan nuk ka pasur raporte të mira kohën e fundit por pse u përfshi baxhanaku nuk e dimë as ne ende dhe kur kemi dëgjuar jemi shokuar se qysh mundet me ndodhë vrasja”, tha Mexhuan.

Ajo gjithashtu ka thënë se Prokuroria e Serbisë nuk ka dashur t’ua njeh statusin e palës së dëmtuar.

“Prokuroria nuk ka lejuar që unë motra dhe vëllai i të ndjerit nga Kosova të përfshihemi si palë e dëmtuar duke u thirrur se ky status u takon gruas dhe dy fëmijeve të tij në Novi Pazar por unë ja kam shpjeguar se gruaja dhe fëmijët jetojnë më një kulm me gruan dhe fëmijët e të akuzuarit për këtë rast baxhanakut të Selatinit”, theksoi Mexhuan.

Statusi ishte njohur nga gjyqtarja  e rastit Vesna Llukoviq por sipas avokatit dhe familjes gjykimi po shkon “shkel e shko”.

Avokati i familjes Janova Ismet Shufta thekson se prokurori ne Navi Pazar nuk e njohu dhe e refuzoi familjen nga Kosova që të nihej statusi i palës së dëmtuar. Prokurori Radisav Fillimonoviq kishte thënë se do e njeh statusin vetëm të gruas dhe fëmijëve që i ndjeri Janova i ka ne Serbi.

“Prokuroria ne Serbi nuk ka dashur ta njeh statusin e palës së dëmtuar familjes nga Kosova por kjo u mundësua në fund  pasi gjykata vendosi pas shumë shkresave që i kemi bërë”, tha Shufta.

Ai ka shtuar se nuk janë duke u sqaruar as motivet e as ngjarja nuk po shtjellohet mirë në gjykimin e këtij rasti.

“Nga ajo që po shihet në gjykim asgjë nuk është ka shkon qysh ishte dashur për tu sqaruar rrethanat se pse erdhi deri të vrasja kemi një aktakuzë prej 6 faqeve kjo e tregon me se miri seriozitetin e Prokurorisë” tha Shufta.

Prokuroria në Novi Sad nuk ka kthyer përgjigje për emisionin ne pretendimet e familjes Janova nga Prishtina. Ndërsa gjykata ka kthyer një përgjigje duke thënë se nuk munden të ofrojnë të dhëna pasi që çështja është duke u gjykuar.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: