VIDEO – Pamjet e para të shpërthimit në Ferizaj

Të paktën 44 persona kanë mbetur të lënduar nga një shpërthim në një restorant pasditen e sotme në Ferizaj.

Sipas mjekut kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, 15 të lënduar po trajtohen në QKUK.

Sipas tij, katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe dy janë në mjekim intensiv, kurse dy prej të lënduarve janë të mitur.

Një faqe në ‘Facebook’ ka postuar një video, në të cilën shihen pamjet e para pas shpërthimit që ndodhi.

Në pamje shihet reagimi i shpejtë i Policisë, i Zjarrfikësve dhe i ekipeve shëndetësore.

Po ashtu shihen qytetarë të lënduar dhe të tjerë të frikësuar që shikojnë nga restoranti ku ka ndodhur shpërthimi.

Shpërthimi në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur për si pasojë e një bombole gazi, ndërsa janë të dëmtuara nga shpërthimi disa lokale e vetura.