(VIDEO) Pamje nga një aksident trafiku në Gjilan

Të mërkurën në mbrëmje në Gjilan, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e një aksidenti, kur një veturë që ishte në qarkullim, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet fizike të rrugës, humb kontrollin dhe godit veturën tjetër që ndodhej e parkuar.

Në pamjet e kamerave të siguruara nga KALLXO.com nuk dihet nëse kishte persona të lënduar në këtë aksident.