VIDEO - Pamje nga Graçanica ku u dogj billboardi ‘Liria ka emër’

Në orët e para të mëngjesit është djegur billboardi “Liria ka emër” në hyrje të  Graçanicës, afër Kishnicës.

Në vend të ngjarjes është edhe Njësia Speciale dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Liria ka emër” është një platformë që është formuar për t’u dalë në mbrojtje ish-udhëheqësve të UÇK-së të cilët janë duke u gjykuar në Hagë nga Dhomat e Specializuara.