Foto: Presidenca e Kosovës

VIDEO - Osmani për Gërvallën: Kemi dallime në qëndrime

Me ca rreshta të këngës të këngëtares kosovare Dafina Zeqiri, presidentja Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, pasi që kjo e dyta e përmendi në mbrëmjen e 30.07.2024 në koncertin e organizuar për mërgatën.

Ministrja Gërvalla gjatë fjalimit të saj tha se tani do të dëgjojnë këngën e presidentes “Llafe llafe”.

“Tani para se të kalojmë te këngëtari i ardhshëm, pasi kënduam, këndoj Dafina këngën e preferuar të presidentes ‘Llafe-llafe’, dëgjuam kryeministrin me mesazhin e tij, tani më mbetet të falëndroj nga zemra të gjitha ata që kanë kontribuar për këtë festë madhështore”- tha Gërvalla.

Edhe pse tha se nuk ishte në dijeni për këtë përmendje, si kundërpërgjigje, Osmani e ka përmendur këngën e Zeqirit “Me t’kast”.

“Nuk e kom pa, po u dashka me gjetë edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta dhe publike. Nëse doni me vazhdu pak me këngë të Dafinës, e ka një të re ‘me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve”- tha Osmani në konferencë për media më 31.07.2024.

Në krisje në raportin mes Osmanit e Gërvallës ndodhi rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Më 16.05.2024, Presidenca e Kosovës kishte reaguar në lidhje me letrën që Qeveria ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta njoftuar rreth hapave për hartimin dhe draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Paraprakisht, të njëjtë ditë, ministrja Gërvalla- Schwarz në konferencën për media e pyetur nga gazetarët se a ka pasur dakordim në mes institucioneve për letrën e dërguar në Këshill të Europës. E, ajo tha se “koordinimi në institucioneve është si rrallë herë në një nivel të jashtëzakonshëm”.

“Sa i përket koordinimit të jeni e sigurt mes që koordinimi është si rrallë herë në një nivel të jashtëzakonshëm të jeni të sigurt që edhe presidentja sic e keni parë ka qenë bashkënënshkruese e zotimeve, sot kjo letër nuk është diçka e re është vetëm një përsëritje “ – tha Gërvalla-Schwarz më 16.05.2024.

Gërvalla- Schwarz më 16.05.2024 se  i ka dërguar letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për siç ka thënë ajo, zotimin për përgatitjen e një drafti që parasheh “krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim”.