VIDEO - Organizatorët e protestës takojnë Kurtin, presin anulimin e konkursit në Trepçë

 

Arsim Musa, organizatorë i protestave dhe disa prej protestuesve nga Mitrovica sot kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Që dhjetë ditë në disa aplikantë nga Shala e Bajgorës po e kundërshtojnë një konkurs i datës 24 shtator 2019 i ndërmarrjes publike “Trepça”.

Musa ka thënë se në takimin kryeministrit Kurti ia kanë prezantuar faktet për parregullsitë që i kanë gjetë për konkursin e minatorëve.

Sipas tij, konkursi i cili u hapë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, pritët të kthehet në pikën zero.

“Po, sot e kemi takuar kryeministrin Albin Kurti, takimi ka zgjatë rreth 35-40 minuta, i sqaruam të gjitha ato dokumente që i kemi ne, i pa edhe ai se çka, që me të vërtetë ka pasur shkelje. Deri të dielën na është dhënë një mundësi, që të shohin bazën ligjore sesi është e mundur që ky konkurs të kthehet në pikën zero dhe ata drejtor të hiqen krejt prej atje”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Sipas tij, në fillim të javës së ardhme presin që konkursi të anulohet ndërsa ka paralajmëruar përsëri protesta.

“Deri të dielën po presim që konkursi do të kthehet në pikën zëro, veç na tha që do t\i shohim anën ligjore. Ne do të vazhdojmë me protesta, njërzit do të dalin prapë”, deklaroi Musa.

Organizatori i protestës tha se lajmi për shkarkimin e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës nga Qeveria e Kosovës, ishte lajm i mire.

“Ne jemi falënderues ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Rozeta Hajdari, i përgëzojmë për këtë punë që e kanë bërë, mbrëmë emisionin e kanë parë që me të vërtetë ka shkelje të rënda ligjore”, tha Musa.

Konkursin e 24 shtatorit 2019 po e hetojnë edhe Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’

Mbrëmë, emisioni “Jeta në Kosovë” transmetoi hulumtimin për konkursin e kurdisur në Trepçë.

Ndërsa, sot në mesditë, në mbledhjen e Qeverisë, u shkarkua Bordi Mbikëqyrës në këtë ndërmarrje publike.

Hulumtimi i “Jeta në Kosovë” ka zbuluar sesi katër persona janë pranuar në listat e kandidatëve të suksesshëm pa hyrë fare në test ndërsa dy të tjerë edhe pse nuk e kishin kaluar tesin, ishin ndër të parët në listat e të pranuarve në punë.

Përveç kësaj, dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës, Esat Peci e Shqyeri Sadiku, u janë punësuar familjarët në konkursin e fundit në Trepçë.

Një familjar, sipas hulumtimit, i është punësuar edhe kryeshefit ekzekutiv, Basri Ibrahimi.

Konkursi i kurdisur në Trepçë dhe rekomandimet e BE-së për zgjedhjet e ardhshme