VIDEO - Nxënësit marshojnë për cilësi, barazi e siguri në arsim

Më moton ‘S’po shkohet në shkollë’ dhe thirrje të shumta për barazi e siguri në arsim ka filluar marshi i  Këshillit të nxënësve të Kosovës  në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në kryeqytet për mungesën e cilësisë në arsim.

Dhjetra nxënës janë duke marrë pjesë në këtë marsh në qendër të kryeqytetit.

Në këtë marsh nxënësit ngritën edhe problemin e bullizmit mes nxënësve nëpër shkolla.

Përveç në Prishtinë, ky marsh është duke u organizuar në gjitha qytetet e Kosovës.